E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

3 të dyshuar rezultojnë negativë në Korçë/ Asnjë rast i ri në dy ditët e fundit

Numri i personave pozitivë me COVID-19 pritet që të mos shtohet edhe gjatë ditës së sotme për qytetin e Korçës, pasi të tre tamponat e dërguara gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar negativë ndaj koronavirusit.

 

Reklamë

Bëhej fjalë për tre qytetarë të cilët kanë shfaqur simptoma të ngjashme me ato të sëmundjes COVID-19, çka ka vënë në lëvizje mjekët për tu marrë tamponat. Të trija këto raste të dyshuara të cilat kanë rezultuar negative do të vijojnë vetëkarantinimin për 14 ditë bëjnë me dije burime zyrtare.

 

Prej dy ditësh tashmë në Korçë nuk shënohet asnjë rast i ri i konfirmuar me koronavirus, ndërkohë që kujtojmë se vetëm gjatë 48 orëve të fundit 11 tampona të dërguara nga Korça kanë rezultuar negativë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë