Profesionistët e fitness-it apo instruktorët  e palestrave gjithmonë kanë besuar se aktiviteti fizik, i kombinuar me një regjim ushqimor të shëndetshëm, e thënë më ndryshe një dietë e varfër në karbohidrate, është zgjedhjja e duhur për të rënë në peshë. Për, për disa nivelet e ulëta të karbohidrateve mund të rezultojnë të dëmshme. Nëse një nga këto simptoma zgjat më shumë se dy javë, filloni të shtoni me ngadalë sasinë e karbohidrateve.

Lodhje

Nëse ndiheni tepër të lodhur pasi lini palestrën – edhe nëse keni bërë vetëm disa ushtrime të lehta – mund të keni nevojë për më shumë ushqim. Rreth një orë para palestrës konsumoni një mollë ose banane.

Dhimbje koke

Në rastin kur trupi djeg yndyrën për energji, fillon të prodhojë molekula të quajtura ketone. Këto dalin jashtë trupit me anë të urinës (së bashku me sodiumin) duke shkaktuar dehidratim dhe metale të rënda. Prandaj pini pak më shumë ujë gjatë ditës.

Ftohje

Karbohidratet ndihmojnë në prodhimin e antitrupave që luftojnë sëmundjet. Prandaj, nëse nuk merrni mjaftueshëm fibra në ditë, mund të sëmureni më shpesh. Karbohidratet e papërpunuara, si patatet e ëmbla, mund t’ju mbajnë të shëndetshëm/Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *