E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

3 persona të arrestuar për kokainën e kapur në Maqedoninë e Veriut

Të paktën tre persona janë arrestuar gjatë aksionit të policisë në Krushopek të Sarajit në Maqedoninë e Veriut për 1.3 ton kokainë të kapura pasditen e kësaj të mërkure.

 

Mësohet se një prej të arrestuarve është magazinier ndërsa dy të tjerët shoferë. Që të tre ata punonin tek magazina e frutave ku u gjet edhe sasia e drogës.

 

Reklamë

Referuar informacioneve paraprake, droga është kapur në brendësi të një kamioni me banane. Ky kamion dyshohet të ketë hyrë nga Mali i Zi në Shkodër dhe po dje ka dalë nga dogana e Qafë Thanës për t’u larguar më pas drejt Maqedonisë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë