Kronikë
3 militantë të PD nga Babrruja arrestohen për vepra penale kundër zgjedhjeve

3 persona nga Babrruja janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë kryer vepra penale kundër procesit zgjedhor.
Reklamë
Shtetasit e arrestuan në flagrancë nga komisariati nr.5 në Kamëz janë:
P.P., 45 vjeç, D.D., 47 vjeç dhe A.P., 35 vjeç.
Policia bën të ditur se janë shpallur në kërkim 3 shtetasit: L.M., R.N. dhe B.P. për të njëjtën vepër penale.
Të gjithë këta persona kanë tentuar të hyjnë në KZAZ në Kamëz për të prishur materialet zgjedhore.
Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë për shtetasit e shpallur në kërkim.

Vazhdo të lexosh
Reklamë




