Subscribe

Brenda një jave 33 mijë biznese kanë marrë 10 mijë lekë të rinj gjoba për secilin. Vlera në total që tatimet kanë vënë ndaj tyre shkon në 3 milion dollarë. Dukuria që ka ndodhur në masë është se kur bizneset kanë bërë regjistrimin për herë të parë dhe kanë pritur të marrin niptin nuk kanë bërë në atë kohë edhe deklarimin e administratorit si të vetëpunësuar, por një ditë më vonë, kjo i ka penalizuar ata. Gjoba kanë marrë edhe ndërmarrje të cilat kanë bërë deklarimin e punonjësve, por në momentin që punëtori ka filluar punë dhe jo 24 orë më parë. Kompanitë ankohen se gjobat e drejtorisë së tatimeve shpesh janë vënë në mënyrë abuzive nga vetë sistemi. Në momentin që ata bëjnë deklarimin faqja e internetit të tatimeve nuk punon dhe kur ata deklarojnë në një kohë më të vonë gjobiten. Tatimet kanë organizuar disa mbledhje dhe shprehen se do të gjejnë një zgjidhje për këtë situatë me qene se problemi është përhapur në masë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *