Tre persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend. Pacientët që nuk e fituan dot betejën me virusin ishin të moshës 64 deri në 86 vjeç.

Ndërkohë, nga 4132 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 571 raste të reja.

Në spitalet COVID po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Nga ana tjetër, orët e fundit janë shëruar 639 qytetarë, duke e çuar në total në 176,090 numrin e të shëruarve që prej fillimit të pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *