E premte, 25 Shtator 2026 Fat i Hidhur 2 Eps.) deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

3 herë i arrestuar për trafik droge, shqiptari dëbohet nga Italia

Një 43-vjeçar nga Shqipëria u dëbua nga territori italian, pasi konsiderohet një person i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike. Urdhri i largimit u përgatit nga Komisioneri i Policisë Forlì-Cesena Lucio Aprile.

 

Mediat italiane shkrujanë se në vitin 2016, ai u arrestua për posedim droge. Ai ishte përpjekur të arratisej, por u kap. Brenda makinës së tij, u gjetën 43 kilogramë marihuanë, të destinuar për tregun e farmacive midis zonës Forlì dhe Riviera Romagna.

 

Për këtë krim, shqiptari u dënua në Gjykatën e Apelit të Bolonjës me një dënim prej 5 vjet e 10 muaj burg.  Pas vuajtjes së dënimit, dëbimi i vërtetuar nga Gjyqtari i Paqes mbërriti më 5 tetor. Ai nuk do të jetë në gjendje të kthehet në Itali për 5 vjet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë