Subscribe

Zbardhen 3 rastet e vendosjes së lëndës eksplozive në një mobileri në Durrës.

Policia e Durrësit ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar, 33-vjeçari Alban Qira, nga Kruja.

Dyshohet se 4 ditë më parë, 33-vjeçari  vuri lëndë eksplozive në ambientet e jashtme të mobilierisë së një 48-vjeçari, në fshatin Rrashbull.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se ky shtetas, i dënuar më parë për krime në fushën e narkotikëve, është autor dhe i 2 shpërthimeve të tjera në këtë biznes, të kryera më datat 18.11.2023 dhe 07.03.2024. Nga shpërthimet ka patur vetëm dëme të pjesshme materiale.

Policia ka sekuestruar 2 automjete dhe 2 celularë të 33-vjeçarit, si dhe maska dhe veshje të dyshuara të përdorura gjatë krimeve. Hetimet e policisë kanë zbuluar gjithashtu se 33-vjeçari ka vemndosur lëndë eksplozive në këtë mobilieri edhe dy herë tjerë. Në total 3 herë.

Më datat 18.11.2023, 07.03.2024 dhe 03.04.2024, 33-vjeçari ka vënë lëndë eksplozive (mina artizanale), në ambientet e jashtme të mobilierisë së shtetasit A. A..

“Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për të zbardhur 3 shpërthime të lëndëve eksplozive, të kryera gjatë 2 viteve të fundit, në biznesin (mobilieri) e shtetasit A. A., 48 vjeç, në fshatin Rrashbull, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Durrës mundësuan identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të këtyre rasteve, shtetasit A. Q., 33 vjeç, banues në fshatin Borizanë”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *