E hënë, 14 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

3 gjermanë të infektuar në Pogradec

Ilustrim · Vizion Plus

3 rastet e konfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë në Pogradec janë shtetas gjermanë mes tyre një çift, të cilët jetojnë prej kohësh në këtë qytet.
Sipas burimeve mendohet se të 3 këta shtetas janë infektuar gjatë një udhëtimi disa ditor në Tiranë, ndërsa pas kthimit kanë shfaqur shenja të COVID-19.


Mjekët epidemiologë prej mbërritjes së përgjigjeve kanë dalë në terren për mbikqyrjen dhe izolimin e rasteve të tjera kontakte të afërta me shtetasit gjermanë.

3 rastet e sotme e çojnë qytetin liqenor në një shifër total prej 13 personash.
Ndërkohë kujtojmë se gjithsej në qarkun e Korçës janë 34 persona të prekur nga ky virus me një shtrirje tashmë në 4 bashki.

Korça, Pogradeci, Erseka dhe Maliqi janë 4 bashkitë e prekura në juglindje, ndërsa mbeten të paprekura Bilishti dhe Pusteci.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh