E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 22 minuta më parë
Bota

3 ceremoni varrimi për George Floyd/ Të afërmit: Vdiq nga pandemia e racizmit

Të afërmit, miqtë dhe qytetarët u mblodhën në Minneapolis për t’i dhënë lamtumirën George Floyd, 46-vjeçari afrikano-amerikan i vrarë gjatë arrestimit.

Ceremonia u zhvillua në faltoren e Universitetit Qendror të Veriut. Pas ceremonisë, trupi i Floyd do të çohet në Raeford, Karolinën e Veriut, ku ai lindi, dhe më vonë në Houston, Texas, ku u rrit dhe jetoi pjesën më të madhe të jetës së tij.

Reklamë

Ceremonia në Minneapolis ishte e para nga tre ceremonitë e varrimit që do të mbahen gjatë javës. Gjatë ceremonisë pati 500 të pranishëm. Avokati i tij, Benjamin Crump tha se Floyd vdiq nga pandemia e racizmit.

 “Nuk ishte koronavirusi që vrau George Floyd, por pandemia e racizmit dhe diskriminimit.”

Pas kryerjes së autopsisë, rezultoi se afro-amerikani kishte koronavirus.

Vazhdo të lexosh

Reklamë