E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

3.8 mln euro borxh për lumin Lana, Mazniku: Rehabilitimi parashikon prishjen e 238 shtëpive

238 shtëpi përgjatë shtratit të lumit të Lanës do të prishen për ti hapur rrugë projektit të rehabilitimit të këtij segmenti. Të gjitha banesat që kanë dokumente do të shpronësohen, ndërsa të tjerët që nuk kanë letra, do të trajtohen sipas ligjeve ne fuqi.

 

Reklamë

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbi Mazniku shpjegoi në komisionin e veprimtarive prodhuese se qeveria po merr një kredi nga Banka Europiane e Investimeve për realizimin e projektit.

 

Mazniku theksoi se kjo zonë përmbytjet shpesh gjatë dimrit dhe e ka të nevojshme ndërhyrjen. Por deputetët tërhoqën vëmendjen për problemet sociale që mund te shkaktohen prishja e shtëpive.

 

Rehabilitimi i Lanës do të kushtojë 3.8mln euro dhe pritet të përfundojë brenda muajit shkurt të vitit që vjen.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë