E diel, 20 Shtator 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

3.5 milionë të infektuar në të gjithë botën, 68 mijë e 600 viktima në SHBA

Mbi 3.5 milionë njerez janë infektuar nëtë gjithë botën nga Covid-19. Këto janë të dhënat zyrtare të mengjesit të datës 4 maj. Ekzatësisht bëhet fjalë për 3 milionë e 568 mijë njerez që kanë rezultuar pozitiv nga muaji dhjetor I 2019 në Kinë e deri më tani. Ndërkohe numri I viktimave ka shkuar në 248 mijë e 350. Numrin më të lartë të viktimave e ka SHBA me 68 mijë e 600 të vdekur dhe me një numër shumë të lartë të infektuarish 1 milionë e 189 mijë. Po ti referohemi shifrave, SHBA ka 1/3 e të infektuarve në mbarë globin. Italia vjen e dyta në listën e vendeve me te dëmtuara nga Covid 19, pasi ka 28 mijë e 884 të vdekur dhe mbi 210 mijë të infektuar. Edhe Anglia ka shifër të lartë viktimash, 28 mijë e 446 ndër 187 mijë  paciente. Franca gjithashtu me 24 mijë e 890 të vdekur është ndër vendet më tyë prekura ndërsa Gjermania ka vetëm 6866 viktima.

Vazhdo të lexosh

Reklamë