E diel, 8 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kryeministrja e Serbisë: Pavarësia e Kosovës nuk do njihet kurrë

Kryeministrja e Serbisë, deklaroi se pavarësia e Kosovës nuk do të pranohet kurrë nga Serbia.

 

Sipas saj njohja e Kosovës nuk do të jetë kompromis nga ana e Beogradit.

 

Reklamë

Gjatë një interviste të dhënë për gazetën gjermane “Die Welt”,  Ana Brnabiç tha se marrëdhëniet me Prishtinën për serbët janë të vështira dhe emocionale.

 

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç bëri një hap të guximshëm dhe të përgjegjshëm kur filloi një dialog ndër-rajonal. Çdo bisedë ishte atëherë tabu. Kosova ishte Serbi. Pikë. Tash duhet të gjejmë kompromisin. Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën e pavarur. Kjo nuk do të ishte një kompromis. Nëse vazhdojmë të insistojmë që Kosova i takon Serbisë, një kompromis nuk do të ishte i mundur”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë