Vazhdojnë të jenë të larta shifrat ditore të të infektuarve dhe të të vdekurve për shkak të koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë raportoi për 297 qytetarë të prekur dhe katër humbje jete këtë të mërkurë. Viktimat janë një 61 vjeçar nga Saranda, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 73 vjeçar nga Tropoja, një 81 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

 

Në 24 orët e fundit, janë kryer 1.375 testime. Gjithashtu, u shëruan 116 qytetarë, duke e çuar totalin në 10.341. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

 

Numri i të infektuarve që prej marsit në Shqipëri është 17.948, ndërsa i të vdekurve 462.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *