Subscribe

Real Madrid-Liverpool është një finale e denje për një kompeticion kjaq të rëndësishëm si uefa champions league. Pavarësisht se Liverpool në vitet e fundit nuk ka qënë në majë të Anglisë dhe Europës, historia që përfaqeson ky klub e bë një rival prestigjoz përballë rekordmeve te europës, Real Madrid. Spanjollet ndonëse nuk kaneë qënë konstant ndër vite e dekada në këtë turne janë mjaftuar me tre periudha të arta për vene diktatat ne kontinent.

 

E para, që në nisje të këtij kompeticioni, në 1956 atëherë kur quhej kupa e kampioneve e kur reali ishte ne duart e lgejendave Pushkas e  Di Stefanos apo edhe yjeve të tjere Gento dhe Munoz. Kjo skuadër fitoi 5 trofe radhasi deri ne 1960 duke mundur dy herë francezet e Reims si dhe Milanin, Fiorentinen dhe Ajntraht Frankfurt. Në 1966 Gento ishte I fundit I kësaj gjenerate në fushën e lojës në triumfin e 6 europian kundër Partizanit të Beogradit. Më pas ekipi mbreteror duhet te priste plot 32 vjet që të rikthehej në majë të europës, ketë herë në hapat e para të epokës së realit galaktik me Raul, Sedorf, Roberto Karlos, Suker, etj të cilët mundën Juventusin 1 me 0. Pas 2 vitesh, madrilenet mundën 3 me 0 në derbin iberik, Valencian ndërsa në 2002 fituan trofeun e 9 kontinental, 2 me 1 gjermanet e Bayer Leverkusen ku protgagonist me një supoergol ishte tekniku I sotëm Zidane.

 

Periudha e trete e lavdishme , është kjo që po jetojmë, ajo e dyshes Ronaldo-Zidanë. I pari lider I padiskutueshëm dhe goledador I fitoreve në finalet e 2014, 2016 dhe 2017, dy herë kundër Atletiko Madrid dhe sezonin e kaluar kundër Juventus. Ndërsa tjetri, trajneri Zidan, arkitketi I këtyre sukseseve nga stoli. Spanjolet janë rekordmene me 16 finale të koleksionuara dhe 12 trofe të fituara dhe tani duan thjesht ti thellojnë këto rekorde.

 

 

Përballe kanë Liverpool, ekipin  e fundit që I ka mundur në një finale Championsi në 1981 e largët. Që atëherë e deri sot ne 6 finale, Reali nuk është mundur me. Të kuqtë janë për herë të 8 në finale ndërsa kanë fituar 5 trofe. Periudha më e artë ku the redast dominojnë në europë I përkete viteve 1977-1984 ku fitojnë në total 4 trofe continental falë tyjeve të atyre viteve, Kenedi, Hughes, Callaghan, Kevin Kigan, Keni Dalglish dhe ne menyre te vecante Ian Rush. Vetëm skualifikimi nga europa ia ndal këtë ecuri fantastike ndërsa rikthehen ne 2005 me finalen e paharrueshme te Stambollit ku humbisnin 3 me 0 në pejsën  e parë ndaj Milanit dhe ë pejsën ë dytë përmbysën gjithcka duke barazuar 3 me 3 e duke fituar me 11-metersh trofeun e 5 në histori. Finalja e fundit e regjistrijnë sërish ndaj milanit në 2007 por këtë herë stiven Gerard, Kajt, Torres me shokë nuk ia dolën dot.  Tani është koha për tu rikthyer tek lavdia.

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *