E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Grabitet gjatë natës prokuroria e Durrësit

Disa zyra të prokurorisë së Durrësit janë grabitur gjatë natës, ndërkohë që personeli i saj është duke kryer inventarin për të saktësuar se çfarë dokumentesh mungojnë.

 

Ngjarja e paprecedentë është konstatuar mëngjesin e sotëm fillimisht nga pastruesja e institucionit, e cila ka parë dyert e dhunuara.

 

Reklamë

Kjo është hera e dytë që persona të paidentifikuar vënë në shënjestër vjedhjen e materialeve të prokurorisë, pasi në 8 maj iu vodhën disa dokumente postierit të institucionit.

 

Policia po heton për ngjarjen në fjalë, ndërkohë që grabitësit mendohet se kanë pasur si qëllim zhdukjen e dokumenteve që përbëjnë prova për persona që janë nën hetim nga organi i akuzës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë