E diel, 27 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

28 vjeçari rrokulliset bashkë me makinën në aksin Prrenjas-Qafë Thanë

Një 28 vjecar nga Librazhdi mbeti I plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin Prrenjas-Qafë Thanë.

Policia sqaroi se I riu me iniciale A.M që drejtonte një makinë tip Volvo humbi kontrollin dhe si  pasojë mjeti doli nga  rruga kryesore.

Shoferi I makinës  u transportua në spitalin e Librazhdit me dëmtime të rënda ndonëse mjeket thanë paraprakisht se rreziku për jetën ka kaluar.

Vazhdo të lexosh