Punonjësit e nënstacionit të pompimit të ujit dhe atij elektrik në Poçem të Mallakastres, protestuan sërish mëngjesin e kësaj të hëne, për mosmarrjen e pagave.

Ata thane se prej 27 muajsh nuk kanë marrë rrogat, ndërsa akuzuan drejtuesit e uzinës se naftës në Ballsh, se nuk kane respektuar kontratën.

Punonjësit i bëne apel qeverisë që të ndërhyje, ose në të kundërt do të vijojnë protestat.

Pak javë më parë ata vendosën të ndërpresin edhe furnizimin me ujë dhe energji elektrike për një pjesë të madhe të banorëve të qarkut të Fierit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *