Në kuadër të garës së hapur ndërkombëtare për dhënien me koncesion/Partneritet Publik Privat të Termocentralit të Vlorës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë organizoi kete te marte për operatorët e interesuar vizitën në terren në ambientet e kësaj vepre.

 

27 kompani, prej të cilave shumica të huaja u njohën me situatën aktuale të TEC-it të Vlorës, të dhënat e përgjithshme teknike të tubacionit të gazit Fier-Vlorë si dhe situatën energjetike të Shqipërisë.

 

Brenda datës 28 Shkurt, kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ofertat e tyre në këtë procedurë konkuruese.

 

 

Kompania e cila do të dëshirojë të rivërë në punë TEC-in duke e marrë me koncesion për një periudhë 20 vjeçare duhet që me paratë e saj të investojë për riparimin e defektit në sistemin e ftohjes, transformimin teknologjik të TEC-it nga naftë në gaz dhe ndërtimin e tubacionit që e lidh TEC-in e Vlorës me pikën e daljes së gazsjellësit TAP në Fier.

 

Në dokumentet e tenderit, shteti ka zgjedhur si opsion të preferuar mosgarantimin e blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga ky TEC për të mos ngarkuar Buxhetin e Shtetit me kosto.

 

Nëse procedura do të rezultojë e suksesshme, kompania që do të operojë TEC-in pasi të kryejë investimet e lart përmendura do tia dorëzojë shtetit veprën në vitin e 20-të të koncesionit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *