Subscribe

Problemi më madh në politikën shqiptare janë konfliktet e panevojshme gjatë 26 viteve në demokraci. Ky është konstatimi i kreut te LSI-se Ilir Meta. Duke folur gjate hapjes se kampingut te LRI-se, Meta tha se politika ka nevoje per te rinjtë, për te pastruar veten.

“Problemin më të madh e kemi te bashkëjetesa politike, sepse u bënë 26 vjet dhe vendi ende ka një konflikt të tepërt dhe të panevojshëm politik aq më tepër jo për çështjet më substanciale.”

Nga Jala, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, foli edhe per bashkëjetesën me fqinjët, duke e parë si të vetmen mundësi për të pasur stabilitet në ekonomi e politikë.

“Një motiv tjetër për të punuar akoma më shumë me të gjithë fqinjët tanë për të kuptuar se vetëm të bashkuar, jo vetëm në politikë, por në ekonomi, ne do të arrimë të konkurrojmë dhe të përfitojmë më shumë nga globalizimi, se sa të vuajmë nga disa pasoja të pashmangshme të tij”.

Meta shoqërohej nga ministrat e LSI, Ylli Manjani e Klajda Gjosha, si edhe deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *