Subscribe

Gjatë gjithë muajit gusht, më shumë se 2500 banorë të fshatit Orman në bashkinë e Maliqit vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Në kushte të tilla banorët tregojnë se janë të detyruar të sigurojnë ujin e pijshëm në burime të fshatrave të tjera të njësisë administrative Pojan.

Banorët bëjnë me dije se problemet e furnizimit me ujë të pijshëm janë jo vetëm në këtë periudhë por edhe në muajt e tjerë të vitit, pasi uji edhe kur vjen është pothuajse krejtësisht i pa pijshëm.

Madje ata shkojnë më tej kur thonë se nga uji rezikojnë jo vetëm shëndetin e tyre por edhe të fëmijëve.

Situata e krijuar pranohet edhe nga administratori i Ujësjellës Kanalizime në bashkinë e Maliqit, Petrit Kupe, i cili tha se gjatë këtij muaji dy burimet prej nga furnizohen me ujë të pijshëm fshatrat Orman dhe Shëngjergj kanë rënë në kuotat më minimale të mundëshme.

Sipas Kupes zgjidhja vjen vetëm nëse do të ketë një investim nga qeveria pasi projektet e bashkisë nuk kanë munguar.

Problemet me furnizimin me ujë të pijshëm gjatë kësaj periudhe janë hasur edhe në fshatra të tjerë të kësaj bashkie fshatra që janë furnizuar me ujë vetëm me orar të reduktuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *