E enjte, 1 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

250 shqiptarë të bllokuar në Kapshticë që në mëngjes, refuzojnë të kthehen mbrapsht

250 shtetas shqiptarë janë bllokuar prej orës 08:00 të mëngjesit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës për shkak të plotësimit të kuotës ditore.

 

Reklamë

Në këto kushte, qytetarët gjatë qëndrimit të tyre prej gati 9 orësh pritje refuzojnë të kthehen mbrapsht pasi sipas tyre, afati i tamponave skadon të premten.

 

Në këtë pikë të kalimit, qytetarët janë të shoqëruar me fëmijë dhe të moshuar, çka u vështirëson qëndrimin gjatë natës.

 

Ndërkohë qe vijojnë të qëndrojnë 4 autobusë dhe disa mjete të vogla, ndersa në tokë neutrale qëndrojnë edhe 3 autobusë të tjerë.

 

Nga ana tjetër, ka qenë Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit lajmëroi qytetarët se kuota është plotësuar dhe për këtë arsye është pezulluar puna e palës greke.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë