25 vite me parë, kur vendi mbante emrin Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, në tregun komunist të shtypit të shkruar doli në shitje gazeta e parë opozitare me regjimin, “Rilindja Demokratike”, zëri zyrtar i Partisë Demokratike, e themeluar vetëm pak javë më parë. Pas dy dekada e gjysëm, me drejtues, staf dhe kryetar të ri partie, demokratët e gjetën veten përsëri në opozitë. Kryetari Lulzim Basha, pasi vlerësoi kontributin e gazetarëve të RD-së në këto 25 vite, përcolli mesazhin politik. Tha se me qeverinë “Rama” shqiptarët jetojnë shumë më keq. Ish-kryetari demokrat Sali Berisha, që shpesh e cilëson veten si ithtar i fjalës së lirë, tha se kjo liri është në rrezik nga kryeministri Edi Rama. Në ceremoninë e këtij përvjetori te krijimit të Rilindjes Demokratike, morën pjesë themelues te saj, gazetarë dhe politikanë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *