E premte, 6 Nëntor 2026 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Vendi

25 vjet nga masakra e Libofshës

Kjo është shtëpia ku më 29 maj të vitit 1992  ndodhi ngjarja  më e rëndë   e asaj kohe, e etiketuar si “Masakra e Libofshës. Pesë anëtarët e familjes Puto u masakruan dhe u vranë  brenda kësaj shtëpie , ndërsa drejtësia  shpalli fajtor dhe ekzekutoi me dënimin me vdekje, varje me litar vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko nga fshati Libofshë i Fierit  në këtë shtëpi prej vitesh jeton  pjesa tjetër e familjes Mustafa Pupa  62 vjeç me bashkëshorten Vezire 56 vjeçe. Sot familja përjeton vjetorin e vdekjes së tyre. Për ata gjithçka duket sikur ka ndodhur dje. Të dy bashkëshortët ritregojnë prej vitesh atë që kanë përjetuar atë mëngjes të datës 29 Maj. Ndërsa Mustafaj kërkon nga shteti vënien përballë drejtësisë të autorëve të tjerë  që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje. Sipas tij nuk mund ta kryenin atë masakër dy persona. Të tjerët janë të lirë pohon ai. Gjyqtari i  kësaj çështjeje ka qenë Andon Beta. Ai kujton ditën ku ka dhënë vendimin më të rëndë dhe të fundit të ekzekutimeve me vdekje me varje në Shqipëri.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë