Avioni luftarak F-16 ngrihet nga baza ajrore e NATO-s në Aviano më 24 mars, ditën kur nisën sulmet ajrore të NATO-s mbi caqet ushtarake jugosllave në Kosovë.
Avioni luftarak F-16 ngrihet nga baza ajrore e NATO-s në Aviano më 24 mars, ditën kur nisën sulmet ajrore të NATO-s mbi caqet ushtarake jugosllave në Kosovë.

25 vjet më parë me 24 mars 1999, NATO nisi bombardimet për të ndaluar gjenocidin e kundër popullit të Kosovës.

Pas refuzimit të palës serbe për të nënshkruar Marrëveshjen e Rambujes, e cila kishte si qëllim zgjidhjen paqësore të konfliktit ndodhi ajo që ishte paralajmëruar – bombardimi i Serbisë.

Gjithçka nisi në orën 19:45, kur avionet e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike te ushtrise serbe.

Bombardimet u nderprene me 10 qershor te vitit 1999 me miratimin e rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit të Kombeve te Bashkuara. Sulmet ajrore të aleancës veri atlantike bënë të mundur kthimin në shtëpi të më shumë se 800.000 refugjatëve kosovar të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.

Arsyet e ndërhyrjes së NATO-s ishin shpërngulja dhe dëbimi me dhunë e popullsisë civile shqiptare dhe spastrimi etnik që po kryhej nga regjimi i Sllobodan Milloshevicit

Moment vendimtar qe solli ndergjegjesimin e faktorit nderkombetar ishte masakra e Reçakut, më 15 janar, 1999,  ku 45 civilë të pafajshëm shqiptarë u vrane nga forcat policore-ushtarake serbe.

Me rastin e 25 vjetorit te bombardimeve presidentja Vjosa Osmani bëri homazhe në varret e ushtarëve të NATO-s

“Në emër të popullit të Kosovës, këtij populli që ishte në rrezik nga shfarosja në vitin 1999, t’i falënderoj nga zemra secilin nga ushtarët e NATO-s që rrezikuan jetën e tyre në mënyrë që ta shpëtojnë tonin”.

Sipas presidentes 24 marsi shenon fillimin e partneritetit te palekundur te kosoves me boten demokratike.

“Kjo ditë e shpresës së madhe u shndërrua në një partneritet të palëkundur ndërmjet Kosovës dhe botës demokratike, aleanca që edhe sot vazhdojnë prandaj edhe sot jam shoqëruar nga ambasadorët dhe përfaqësuesit e shteteve mike, shteteve që edhe sot qëndrojnë pranë Kosovës jo vetëm më 24 mars të 99’s, por edhe sot kur ne po përballemi me sfida të shumta për ta fuqizuar Kosovën edhe ndërkombëtarisht.”

Në 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s kryeministri Albin Kurti kujtoi te gjithe te rennet per clirimin e Kosoves.

“Duke kujtuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, po e zhvillojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës. 26 vite më vonë, ushtrinë e shtetit e kemi më të fuqishme e më të pajisur, më të përgatitur e më të madhe se asnjëherë më parë. Krahas rritjes së buxhetit, shtimit të investimeve në armatim, sivjet ushtrisë sonë do t’i bashkohen edhe 600 rekrutë të rinj. Ideali i dëshmorëve, përparimi i vendit dhe liria e popullit po jetësohet dhe po jetohet për çdo ditë.I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë të rënët për çlirimin e Kosovës.”

 Në Kompleksin Memorial në Gllogjan u mbajtën homazhe në nderim të dëshmorëve të UÇK-së.

Më 24 Mars 1999 presidenti i shteteve të bashkuara Bill Clinton mbajti një fjalim përpara popullit amerikan duke lajmëruar se kishte urdhëruar nisjen e operacionit ushtarak si mundësi e vetme e përfundimit të luftës në Kosovë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *