E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

25-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Itali

Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik mëngjesin e ditës së sotme. Mediat italiane raportojnë se kamioni i drejtuar nga 25-vjeçari shqiptar u përplas me shpejtësi të madhe me një kamion të ndaluar në një radhë në autostradën A22, në zonën midis komunës Veroneze të Nogarole Roça dhe Mantovës në veri.

25-vjeçari shqiptar me banim në Piza, vdiq brenda kabinës së kamionit, e cila u shkatërrua nga përplasja.

Reklamë

Aksidenti

Mediat raportojnë se për shkak të shpejtësisë së madhe por dhe reshjeve të shiut në rrugë, i riu shqiptar nuk ka mundur të kontrollojë dot kamionin.

Në orën 9:40 kishte një tjetër mbyllje të autostradës, këtë herë për të liruar rrugën nga rimorkio. I tradhtuar nga shiu dhe dukshmëria e dobët, viktima nuk ka vërejtur mjetet e ndalura në kolonë dhe ka goditur makinën e fundit të rreshtit. Shtrirja e autostradës midis kabinave të pagesës Nogarole Roça dhe Mantua Nord mbeti e mbyllur për trafikun deri rreth mesditës, kur përfunduan operacionet e shpëtimit dhe sigurisë për automjetet.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë