E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

25 raste me kancer gjiri vetëm gjatë 3 muajve të fundit në Fier, apel për kontrolle

26 raste të kancerit të gjirit janë diagnostifikuar gjatë tre muajve të  e fundit në Fier dhe kryesisht më të prekura janë gratë nga mosha 44 – 64 vjec, por nuk përjashtohen edhe grupmoshat më të reja.

Mjekja onkologe pranë spitalit rajonal Fier, Elona Tola shprehet se është ulur mosha e diagnostikimit të  kancerit të gjirit duke shkuar edhe mbi 25 vjec, Ajo i bëri thirrjë të gjitha vajzave dhe grave të drejtohen drejt mjeku onkolog nesë konstatojnë shqetësime.

Reklamë

Sipas mjekes onkologe edhe muaji tetor si muaj ndërgjegjësimi  ka pasur një numër të lartë të grave që paraqiten pranë spitalit të Fierit për të kryer mamografinë.

Në ditë në këtë spital kryhen më shumë se 30 mamografi.

Vendosja e mamografisë stacionare në spitalin rajonal të Fierit ka sjellë një shtim të grave që kërkojnë të ekzaminohen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë