Monika Kryemadhi zhvilloi pasditen e kësaj të hëne një takim me banorët e njësisë nr.7 në kryeqytet.

 

Gjatë bashëbisedimit, Kryemadhi u shpreh se shumë socialistë po shkojnë drejt LSI-së, pasi sipas saj, është forca politike ku ata e gjejnë veten më së miri.

 

“Njerëzit duan të votojnë ndryshimin, ata duhen takuar biseduar me ta. Shumë nga e majta po vijnë drejt LSI-së, e gjejnë veten. Në fakt për hirë të së vërtetës, tranzicioni ka krijuar idenë se figurat publike sjellin vota, jo, nuk është e vërtetë. Ndryshimin e bëjnë njerëzit, qytetarët. Figurat publike kanë qenë kosto për qytetarët, për të rinjtë. Edi Rama ka qenë figurë publike, u bë edhe ndërkombëtare sepse lyeji fasadat e pallateve, por ama kur hyje nga pas te shkallët shikoje se si ishin muret e rrënuar. Unë e shikoj në takimet me njerëzit se gjëja më e rëndësishme që kanë sot qytetarët, duan kontaktin, takimin personal me ta. Sot jemi në një kafe me njëri-tjetrin e duam të japim edhe një mesazh politik për shumë qytertarë. Në këtu jemi 10 veta, por nga mbrapa kemi një zinxhirë shumë të gjatë. Pas këtij takimi do të shkojmë në një familje socialiste, që në 2001 kanë votuar për PS-në e Monikën. Sot nuk e kanë votuar Monikën kur ishte me LSI-në. Erdhëm pas shumë vitesh te LSI-ja. Ne duhet të kuptojmë që një strukturë politike nuk ekziston nga emrat, por nga të rinjtë e qytetarët që duan të bëjnë ndryshimin.”

 

Ajo theksoi se gjëja më e rëndësishme është që klasa politike shqiptare të vlerësojë ata që punojnë për qytetarët dhe të ndëshkojë ata që abuzojnë.

 

“Jam e bindur që 25 prilli do të jetë vaksina e duhur për shqiptarët. Ne nuk duhet të merremi personalisht me Ramën, sepse ai është viktimë e halucinacioneve të tij, por s’ka pse të marri viktimë edhe të gjithë shqiptarët sipas skemës së tij”, shtoi mes të tjetash Monika Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *