E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

25 Prilli shkon në Strasburg/ PD: Ne nuk dorëzohemi

Ndonëse si KAS, edhe Kolegji Zgjedhor rrëzoi pretendimet e saj për masakër zgjedhore, Partia Demokratike nuk do të dorëzohet.

 

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu tha për mediat se provat që kanë për manipulim votash do të dorëzohen në Gjykatën e Strasburgut.

 

Reklamë

“Demokratët nuk dorëzohen. Ne nuk dorëzohemi. Qytetarët shqiptarë nuk dorëzohen. Prandaj ne do ta vazhdojmë deri në fund betejën për zbardhjen e plotë të masakrës zgjedhore të 25 prillit. Siç e kemi thënë edhe në fillim ne do të përdorim çdo mjet, çdo mundësi që ekziston për t’i shkuar deri në fund betejës tonë. Grupi i juristëve që është pranë Partisë Demokratike do të përgatisë shumë shpejt strategjinë ligjore që ne do të ndjekim në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Strasburgut për transparencë të plotë për procesin zgjedhor të 25 prillit dhe për të mos lejuar që zgjedhjet.”

 

Ai akuzoi qeveritarët se janë ata që fshihen pas vendimeve të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve dhe Kolegjit Zgjedhor për të mos pranuar kërkesat e opozitës.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë