Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar sërish ankimin e Jamarbër dhe Argita Malltezit, të cilët kishin kërkuar kthimin e 25 pasurive të vendosura në sekuestro.
Pronat janë bllokuar nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e privatizimit të ish-klubit sportiv, “Partizani”.
Bëhet fjalë për apartamente, vila, llogari bankare, biznese, si dhe aksione në komapni të ndryshme.
Për sekuestrimin e tyre, është shprehur më herët edhe Gjykata e Lartë, e cila ka lënë në fuqi të njëjtin vendim.





