Subscribe

Shqipëria ka legalizuar 80 mijë objekte pa leje, por ka ende edhe 240 mijë kërkesa që presin një përgjigje. Sigurisht që jo të gjitha do të legalizohen, tha kreu i ALUIZNI-t në një seancë të thirrur nga Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, por vitin e ardhshëm do të përfundojë njohja e pronësisë për të gjitha zonat informale. Artan Lame shpjegoi se tashmë sfida që mbetet e hapur është urbanizimi i këtyre zonave dhe njohja e pronësisë për objekte të cilat kanë problematikë të ndryshme. një prej rasteve më të shumta është ai i pallateve ku pronari ka marrë paratë dhe nuk ka më interes të nxjerrë tapitë e shtëpive. Opozita ka qënë e interesuar për shumë çështje që lidhen me procesin e legalizimeve, që nga tenderat e shumtë të kësaj agjencie për t’i dhënë shërbime privatit ku shtoi organikën me 300 punonjës, e deri te Artan Lame si aktivist i shoqërisë civile. Por ka qënë kreu i komisionit Eduart Shalsi që nuk ka lejuar përgjigjen për pyetje të tilla. Opozita ka kërkuar që të marrë një përgjigje me shkrim për këto pyetje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *