E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

24 masa sigurie në Universitetin Bujqësor, rektori Sallaku: E mora vesh nga mediat, pedagogët e mi janë njerëz të ndershëm

Në Kryesinë e Kuvendit ka nisur dëgjesa e grupit parlamentar të Partisë Socialiste me rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku. Gjatë fjalës së tij, Sallaku tha se mori lajmin për masat e sigurisë të lëshuara ndaj anëtarëve të administratës dhe stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës nga mediat. Ai theksoi se nuk do të komentonte vendimin e drejtësisë, por shprehu besimin se do të ketë një proces të ndershëm.

“Jam këtu në grupin e mazhorancës qeverisëse, nuk është e rastësishme, mund të dilja edhe në konferencë shtypi, por nuk duhet të shkëputet asgjë nga konteksti, e kam detyrim për stafin akademik, për studentët, për prindërit, për partnerët. Unë dua t’ju bëj me dije që dje, edhe unë e kam marrë vesh nga media, kam mbledhur asamblenë akademike të UBT, kemi sqaruar situatën dhe dua të konfirmoj faktin që nuk komentojmë asnjë vendim të drejtësisë. Ne besojmë që do ketë proces të ndershëm. Besoj që shumica e pedagogëve të mi i përkasin njerëzve të ndershëm. Asnjë proces nuk e zhbën realitetin në UBT. Çdo koleg që është pjesë e masave të ndryshme që janë dhënë dje, duke filluar nga dje ka filluar beteja për të pastruar emrin e vet”, tha Sallaku.

Më shumë video

Reklamë