Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 June 2026
Vizion fokus

“Berisha në burg”, kreu i PD reagon pas thirrjeve...

Zelensky paralajmëron Bjellorusinë të heqë pajisjet sinjalizuese që Rusia...

“Sheshi është thjesht studio xhirimi, protesta bëhet në rrjet”,...

Rama: Asnjë qeveri nuk është perfekte, edhe ne kemi...

Zvërneci/ Rama: Bota nuk u zgjua për Nartën, por...

Rama: Zvërneci u bë kërthiza e botës për shkak...

Përpjekja e dytë në Zvicër, delegacioni amerikan e ai...

Shpërthim pranë presidentes së Kosta Rikës gjatë një vizite...

Zjarr masiv shkatërron resortin në Republikën Dominikane, një viktimë...

PS mbledh sot Grupin Parlamentar, në fokus integrimi në...

“232 kompjutera të muxhahedinëve janë dërguar në Iran” Policia hedh poshtë deklaratat e Berishës, tregon si qëndron e vërteta

6 Korrik 17:46

Policia e Shtetit i ka hedhur poshtë deklaratat e ish kryedemokratit Sali Berisha. Ky i fundit, në një komunikim për gazetarët deklaroi se 232 kompjutera të qendrës së Manzës, kanë përfunduar në Teheran.

 

Policia përmes një njoftimi për media bëri me dije se nuk kanë pasur asnjë herë kontakt me Iranin zyrtar, ndërsa shton më tej se kompjuterat e sekuestruar janë vendosur në dispozicion të strukturës përkatëse e cila do të kryejë ekspertimet digjitale, sipas procedurës ligjore.

 

Policia e Shtetit

 

Përgënjeshtrim në lidhje me disa lajme që qarkullojnë në media, mbi pajisjet e sekuestruara tek kampi ASHRAF 3, në Manzë, Durrës.

 

Policia e Shtetit prej disa ditësh, ndjek në rrjete sociale dhe në media, njoftime të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me veprimet e kryera nga Policia, përsa i përket pajisjeve të sekuestruara në kampin ASHRAF 3, në Manzë, Durrës, më datë 20.06.2023.

 

Në këto njoftime bëhet me dije apo lihet të nënkuptohet, se pajisjet kompjuterike të sekuestruara në kampin ASHRAF 3, në Manzë, Durrës, më datë 20.06.2023, janë dërguar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, si dhe se ka patur kontakte me shtetin iranian apo me shtetas të këtij shteti, në lidhje me to apo për më gjerë përsa u përket hetimeve që po zhvillohen nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Drejtoria e Antiterrorit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 

Përsa sipër Policia e Shtetit sqaron se:

 

  • Asnjë nga strukturat e saj hetimore dhe të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nuk ka patur kontakte me shtetin iranian apo me shtetas të këtij shteti.

 

  • Të gjitha pajisjet e sekuestruara janë vendosur në dispozicion të strukturës përkatëse e cila do të kryejë ekspertimet digjitale, sipas procedurës ligjore.

 

  • Asnjë nga pajisjet kompjuterike të sekuestruara dhe asnjë material i nxjerrë nga këto pajisje, nuk është dërguar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

 

  • Të gjitha njoftimet që qarkullojnë në rrjete sociale dhe media për sa më sipër, janë jo vetëm të rreme por dhe në raste specifike kanë qëllime të tjera të cilat shkojnë përtej informimit të publikut.

 

Policia e Shtetit qëndron gjithmonë në dispozicion dhe në mbrojtje të interesave të ligjshme të qytetarëve të saj dhe të kujtdo që banon në Republikën e Shqipërisë.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Berisha Iran kompjutera policia

Nga e njëjta kategori

Goditen dy raste grabitjesh në Durrës, arrestohen dy persona, policia sekuestron edhe armë zjarri (EMRAT)

më shumë...

“Berisha në burg”, kreu i PD reagon pas thirrjeve në sheshe e rrugë: Janë opozitë e opozitës

më shumë...

Rama kritikon të tijët në mbledhjen e PS: Kam parë që ka edhe në familjen tonë politike që duan një Shqipëri të re, sillni draftin

më shumë...

“Arubën e bëri të vërtetë algoritmi”, Rama: Siç më bëri mua “drogagji” dhe akuzues të babait tim për marrëdhënie me time shoqe

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

2:02

Goditen dy raste grabitjesh në Durrës, arrestohen...

1:03

“Berisha në burg”, kreu i PD reagon...

12:37

Rama kritikon të tijët në mbledhjen e...

12:12

Zelensky paralajmëron Bjellorusinë të heqë pajisjet sinjalizuese...

12:09

“Arubën e bëri të vërtetë algoritmi”, Rama:...

11:57

“Sheshi është thjesht studio xhirimi, protesta bëhet...

11:44

Rama: Asnjë qeveri nuk është perfekte, edhe...

11:38

Zvërneci/ Rama: Bota nuk u zgjua për...

11:33

Tiranë/ Sekuestrohen 1,500 fara kanabisi, vihet në...

11:31

Rama: Zvërneci u bë kërthiza e botës...

11:04

Përpjekja e dytë në Zvicër, delegacioni amerikan...

10:54

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë...

10:54

Shpërthim pranë presidentes së Kosta Rikës gjatë...

10:13

Zjarr masiv shkatërron resortin në Republikën Dominikane,...

9:59

Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet 44-vjeçari me...

9:47

Aksident në aksin Levan-Vlorë, rëndohet trafiku në...

9:12

PS mbledh sot Grupin Parlamentar, në fokus...

9:00

Izraeli nuk i përmbahet armëpushimit, sulmon Libanin...

8:56

Treni i mallrave bie nga ura në...

8:37

Rriten tensionet/ Izraeli akuzohet për përdorimin e...

Më të klikuarat

  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • Dy vajzat e mitura u mbytën në plazhin e Tales, reagon polic...
  • Tragjedi në bregdetin e Tales, mbyten dy vajza 9 dhe 11 vjeç...
  • Zvërneci/ Rama: Bota nuk u zgjua për Nartën, por për vjehrri...
  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.