Subscribe

Për herë të parë, Tirana është kthyer në “shtëpinë” e 230 artistëve të rinj nga Mesdheu dhe Europa, pjesëmarrës në edicionin e 18 të Bienales së Artistëve të Rinj “Mediterrane 18”, duke  e renditur vendin tonë në axhendat kulturore ndërkombëtare.

 

“Jam shumë i lumtur që e gjithë Tirana është mbushur me aktivitete. Dua ta përdor këtë mundësi për të ftuar të gjithë qytetarët, por sidomos të rinjtë, duke qenë se edhe 230 artistët që na kanë ardhur nga e gjithë Europa, Mesdheu, janë të rinj dhe shumica e artit provokon ide te rinia. Në çdo cep të Tiranës po ndodh nga një gjë; Te sheshi “Nënë Tereza” kemi Si’Xhaden, te Turbina një shfaqe tjetër e kërcimit modern, te Reja po ashtu, te Parku Rinia, te Tulla. Pra, e gjithë Tirana ka një gamë të gjerë eventesh artistike, ndaj besoj se është një mundësi fantastike për qytetarët për të aksesuar art dhe artistë të mirëfilltë.”

 

Kryebashkiaku Veliaj tha se problemet politike, nuk do te pengojnë aktivitetet kulturore ne Tirane.

 

“Jemi në prag të zgjedhjeve, ka gjithmonë debate të mëdha politike, por siç e shikoni ka edhe jetë. Njerëzit nuk jetojnë vetëm me politikë, jetojnë edhe me art, me kulturë, me filma, me muzikë. Ndaj, besoj se duhet të japim mesazhin se jeta vazhdon. Pavarësisht ngërçeve të momentit që mund të kemi në Shqipëri dhe në Kosovë, njerëzit duan të jetojnë dhe kjo është mënyra më e mirë se si e gjallërojmë jetën në Tiranë.”

 

Tirana mirëpret 230 artistë të rinj, pjesëmarrës në edicionin e 18 të Bienales së Mesdheu. Ajo përfshin një sërë aktivitetesh te ndryshme dhe do te zgjasë deri në datën 28 maj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *