Një djal  i ri është vetëmbytur në liqenin e Ulzës.

Sipas informacionit të policisë të premten  rreth orës 22.15, shtetasi A. C., 23 vjeç, dyshohet se është vetëmbytur në liqenin e Ulzës, në afërsi të banesës së tij në fshatin Urakë.

Familjarët i kanë bërë të ditur policisë se viktima vuante nga depresioni.

Forcat e policisë në bashkëpunim me familjarët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga liqeni, ku nga kqyrja  e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dyshohet se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e mbytjes në ujë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *