E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

23-vjeçari në Fier plagos me armë babanë

Një 23-vjeçar nga Fieri është arrestuar, pasi pas një konflikti në familje plagosi me një armë të modifikuar babanë e tij.

Policia njofton se ka arrestuar shtetasin J. Z., 23 vjeç.

Ai dyshohet se pas një konflikti me babanë e tij, shtetasin N. Z., 58 vjeç, e ka plagosur atë, në këmbë, me një armë të modifikuar si armë sportive.

58-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë