E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

23 raste të reja në Shqipëri/ Librazhdi vatër e re e infeksionit

23 raste të reja me Covid-19 janë evidentuar në orët e fundit në Shqiperi pasi u testuan në total 229 qytetarë.

16 raste janë identifikuar në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnje, 1 në Durrës, 1 në Krujë, dhe 1 rast në Librazhd.

Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 19 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik.

Në 24 orët e fundit janë testuar 21 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste.

Reklamë

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 26 pacientë, nga të cilët 4 janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar në gjendje të rëndë.

DR. MARJETA DERVISHI

INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK

Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 857 numrin e të shëruarve.Nga fillimi i epidemisë janë kryer rreth 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1122 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.Vijojnë testimet serologjike tek personeli shëndetësor. Deri tani janë mbi 1450 të testuar me një përqindje të përgjithshme pozitiviteti rreth 9%.

COVID-19 – Statistika (30 Maj 2020)

Testime totale                         15950

Testime molekulare                14498

Testime serologjike                 1452

Raste pozitive                          1122

Raste të shëruara                       857

Raste Aktive                             232

Humbje jete                           33

(Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           137

Durrës           39

Krujë             16

Shkodër         11

Kamëz            9

Mat                8

Lushnje           6

Berat              2

Fier                 2

Korçë             1

Librazhd          1

Më shumë video

Reklamë