E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

23 raste të reja me koronavirus/ 146 të infektuar në total

Shtohet numri i të infekuarve me COVID-19 në Shqipëri. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha në daljen e përditshme se në 24 orët e fundit janë regjistruar 23 raste të reja. Në këtë mënyrë, numri total i të prekurve ka shkuar në 146. Ndërkohë, është shënuar edhe rasti i parë në Krujë.

 

“Shkon në 146 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 111 testime. Deri në këto momente testuar 1041 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 146 qytetarë. Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Krujë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • Tiranë            83 qytetarë
  • Durrës 9 qytetarë
  • Lushnje 4 qytetarë
  • Elbasan 3 qytetarë
  • Fier 14  qytetarë
  • Rrogozhinë 2 qytetarë
  • Kavajë 4 qytetarë
  • Korcë 11 qytetarë
  • Vlorë 5 qytetarë
  • Shkodër 3 qytetarë
  • Lezhe 4 qytetarë
  • Berat 1 qytetarë
  • Has          2 qytetarë
  • Krujë 1 qytetar”

Më shumë video

Reklamë