Subscribe

Në një kohë që në Shqipëri ka një zyrë për personat e zhdukur gjatë diktaturës, në Tiranë brenda periudhës janar gusht janë 23 të tillë. Sipas të dhënave zyrtare të policisë së Tiranës, 10 prej këtyre personave të zhdukur janë femra dhe mes tyre një e mitur, për të cilën familjarët nuk kanë dijeni për vendndodhjen apo dhe motivin e largimit nga banesa. 13 meshkuj nga ana tjetër janë larguar dhe sipas dyshimeve të familjarëve kanë ikur jashtë Shqipërisë, por që nuk kanë kontakte me të afërmit e mes tyre. Gjetja e një kufome në zonën e Selitës dhe vështirësia e identifikimit risolli në vëmendje personat e zhdukur dhe të humbur. Deri më tani për rastin hetuesit presin të dhënat laboratorike, por gjetja e një këpuce ka ngritur dyshime të forta mbi moshën. Këpuca me nr 37 e gjetur pranë trupit në fazën e dekompozimit mund të tregojë shumë për moshën dhe dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me një të mitur. Sipas policisë kufoma mund të ketë një vit që ka vdekur, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të jetë e vrarë e më pas groposur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *