Një operacion kundër veprimtarisë së paligjshme, kryesisht të lojërave të fatit eshte zhvilluar ne oret e vona te mbremjes se te enjtes ne Elbasan.

 

Forcat RENEA të mbështetura nga disa grupe të Forcave te Nderhyrjes se Shpejte , forcat “Shqiponja”, oficerë të krimeve të rënda gjithashtu dhe sektorit të krimit ekonomik kanë ushtruar kontrolle në kuadër të goditjes së paligjshmërisë kundër lojërave të fatit.

 

Nga ky operacion policior mesohet se janë shoqëruar 23 persona per sqarime te metejshme.

 

Efektivët e rendit kanë zbarkuar në lokale të shumta, ku kanë kontrolluar imtësisht për të gjetur gjurmë apo sende që mund të çonin në shoqerimin e personave të dyshimtë.

 

Gjatë kontrollit mësohet se efektivët kanë kërkuar edhe sekuestrimin e kamerave të lokaleve të ndryshme, sidomos në ato që dyshohen se në mënyrë të fshehtë, organizojnë edhe lojëra të palejuara të fatit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *