Në 22-vjetorin e tragjedisë së 9 Janarit, familjarët e atyre që humbën jetën u mblodhën për të përkujtuar dhe për të kërkuar drejtësinë që, sipas tyre, ende mungon.
Ata thane se edhe pas më shumë se dy dekadash, asnjë nga personat përgjegjës nuk është vënë para drejtësisë.
Familjarët akuzojnë shtetin se ka mbrojtur fajtorët, duke penguar zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve.
Të afërmit e viktimave u shprehen gjithashtu se shpresat i kanë tek Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Familjarët përsëritën apelin publik drejtuar SPAK-ut që të marrë në hetim dosjen e Tragjedisë së 9 Janarit.
Më 9 janar 2004, 28 persona u mbytën në ujërat e detit Jon. Kryesisht ishin të rinj të qarkut Shkodër, të moshave nga 15 deri në 33 vjeç. 18 burra e 3 gra u gjenden të pajetë mëngjesin 10 Janarit nga një helikopter i NATO-s. 7 rezultojnë të zhdukur edhe pas 22 vjetësh. Njëmbëdhjetë të tjerët mundën të shpëtonin, mes tyre edhe skafistët.
/vizionplus.tv





