Irani është përfshirë nga protesta pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini. 22-vjeçarja u arrestuar nga policia për moralin, pasi nuk kishte veshur në mënyrën e duhur veshjen e saj në përputhje me rregullat islamike. Ajo besohet se u dhunuar në rajon dhe pas 3 ditësh në koma humbi jetën.

Protestat në mbështetje të grave shpërthyen në Universitetin e Teheranit dhe në perëndim të Iranin ku si pasojë e përplasjes me policinë kanë humbur jetën 4 persona. Protestuesit shumica prej të cilave gra prenë flokët e tyre në shenjë proteste dhe thirrën vdekje diktatorit. Thirrje këto që i drejtoheshin Ajatollah Ali Khameneit.

Shefi i Policisë në Teheran, tha se vdekja e saj sa ka qenë aksident fatkeq, që nuk duhet të përsëritet. Ndërkohë mediat bëjnë me dije se ai është pezulluar nga detyra. Autoritet kanë mohuar se është ushtruar dhunë ndaj 22-vjeçares me origjinë kurde dhe se ajo vdiq nga problemet shëndetësore, por familja e saj ka thënë se vajza e tyre nuk kishte shqetësime të tilla.

Policia për moralin është kritikuar shumë edhe pse ajo u krijua me urdhër të Raisit për të kontrolluar masat ndaj grave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *