Një 22 vjeçare me iniciale L.Z është larguar pa lënë asnjë gjurmë nga shtëpia e prindërve të saj në Vorë.

 

Ka qenë bashkëshorti i 22 vjeçares, ai i cili ka bërë denoncimin në polici.

 

Blutë bëjnë me dije se po punohet për gjetjen e saj.

 

Më datë 26.12.2022, në Komisariatin e Policisë Vorë është paraqitur shtetasi E. Z., 32 vjeç, i cili ka kallëzuar se bashkëshortja e tij, shtetasja L. Z., 22 vjeçe, është larguar nga banesa e prindërve të saj dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.   

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *