E hënë, 21 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

22 vite nga Masakra e Reçakut/ Rama: Dëshmi e paharrueshme e pafajësisë së luftës së UÇK

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar masakrën e Reçakut, e cila ka ndodhur 22 vjet më parë.

 

Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se kjo ditë është  një dëshmi e paharrueshme e pafajësisë së Luftës Çlirimtare të Kosovës.

 

Reklamë

“LiriaKaEmër #Reçaku një dëshmi e paharrueshme e pafajësisë së Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe një amanet i pashlyeshëm jo vetëm për Kosovën e lirë demokratike, po edhe për ndërgjegjen e botës së qytetëruar.”

 

Masakra e Reçakut ka ndodhur më 15 janar të vitit 1999. Në mars të këtij viti NATO-ja nisi sulmet ajrore kundër caqeve të ushtrisë serbe për t’i dhënë fund dhunës në Kosovë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë