Rajoni
22 të prekur me koronavirus në Kosovë

Ka shkuar në 22 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë. Lajmi është konfirmuar nga infektologu, Valbon Krasniqi.
Ai pohoi se i infektuari i fundit është i afërm i rasteve të para që u identifikuan me koronavirus në Malishevë.
Reklamë
“Mund t’ju konfirmoj se e kemi edhe një të prekur me koronavirus. Është familjar i të infektuarve me kosonavirus nga Malisheva”, ka thënë Krasniqi.
Instituti Kombëtari Shëndetit ka bërë thirrje të vazhdueshme për respektimin e rekomandimeve me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




