Subscribe

Policia e Durrësit po heton persona të tjerë që dyshohet se janë bërë pjesë e kontrabandës me sasi të mëdha nafte të blera nga vende që janë nën embargoi ndërkombëtare.

 

Pas arrestimit të kapitenit të anijes, alexey amazov, në Durrës, agjentët pritet të marrin dëshminë e tij për të hedhur dritë mbi porositësit e sasisë së madhe të naftës.

 

Ndërkohë, hetuesit kanë parë nga afër ambientet e anijes me flamur liberian me 22 500 ton naftë ruse, e cila tashmë është e sekuestruar.

 

Uniformat blu kane bllokuar edhe ekuipazhin që përbëhet nga 22 shtetas të huaj.

 

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo ngarkesë nafte është marrë nga Rusia, përmes një anijeje që ndodhej në një port të Greqisë.

 

Anija ishte nisur nga azerbajxhani dhe më pas është ngarkuar me karburant në portin e kallamatas për tu shitur në vendin tonë. deri më tani është bërë e ditur se për këtë sasi nafte, nuk disponohej dokumentacion i rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *