E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

21-vjetori i Çlirimit të Kosovës/ Meta: Mijëra heronj dhanë jetën për paqe dhe liri

Presidenti i Republikë, Ilir Meta përkujtoi 21-vjetorin e Çlirimit të Kosovës. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Meta falenderoi ata që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës.

Reklamë

“Sot, në 21-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm jetën dhe veprën lapidare të Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe Komandantit legjendar Adem Jashari, djemtë dhe vajzat e UÇK-së, si dhe dhjetëra e mijëra Heronj e Dëshmorë që dhanë jetën për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur, sovrane dhe demokratike, me orientim të qartë perëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë me të gjithë në rajon. Përjetë mirënjohës dhe falenderues për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, që çështjen e lirisë së Kosovës, e bënë çështje të dinjitetit të tyre! ????????❤️????????”

Në Kosovë janë paralajmëruar aktivitete të shumta për nder të kësaj dite. Kuvendi i Kosovës do të organizojë një seancë solemne.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë homazhe pranë memorialit të ushtarëve të KFOR-it, të cilët kanë humbur jetën deri sa kanë qenë duke shërbyer në Kosovë.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/614769412464841/?t=2

Më shumë video

Reklamë