21 vjet më parë, më 24 mars 1999, NATO nisi sulmet bombardimet ajrore kundër Serbisë, me urdhër të presidentit të atëhershëm të SHBA-ve Bill Klinton.

Vendimi ishte e vetmja mundësi për t’i dhënë fund gjenocidit në Kosovë.

Këto pamje do të mbahen mend gjatë jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë shqiptarët.

Sulmet ajrore kundër forcave serbe vazhduan deri më 9 qershor me arritjen e Marrëveshjes së Kumanovës, e njohur ndryshe si kapitullimi i Millosheviç.

President i Kosovës Hashim Thaçi me anë të një postimi në facebook, e cilësoi ndërhyrjen e Natos më të madhin e aleancës veriatlantike në mbrojtje të popullit të Kosovës, duke treguar vendosmërinë e shteteve të demokracisë perëndimore për t’iu kundërvënë diktatorit Milosheviç, që pë dy vite me radhë ushtroi dhunë sistematike, vrasje, masakra, gjenocid dhe spastrim etnik anembanë Kosovës.

Gjatë viteve 1998-1999 të luftës në Kosovë më shumë se 10 mijë kosovarë u vranë ndërsa rreth 1 milionë të tjerë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre, për t’I shpëtuar terrorit të ushtrisë serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *