E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 38 minuta më parë
Kronikë

21-vjeçarja që u vetëvar në Korçë kishte denoncuar kushëririn për ngacmim seksual

Dalin detaje të reja për 21-vjeçaren e cila ndërmori aktin ekstrem duke varur veten në banesën e saj në fshatin Orman, Bashkia Maliq.

Sipas burimeve zyrtare nga policia lokale, një vit më parë 21-vjeçarja ka denoncuar djalin e xhaxhait të saj për ngacmim seksual.

Reklamë

Të njëjtat burime thanë se djali i xhaxhait është në hetim në arrest shtëpie për këtë vepër penale ndërsa dhe pret gjykimin nga Gjykata e Korçës.

21-vjeçarja vari veten mesditën e sotme në banesën e saj. Nuk dihet nëse ky rast ka ndikuar në aktin ekstrem ndërsa policia ende është duke punuar dhe marrë në pyetje të afërm dhe familjarë.

Policia ka bërë me dije se djali i xhaxhait të 21-vjeçares për asnjë moment nuk ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhënë nga gjykata pasi është nën mbikëqyerjen e policisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë