Shtete e Bashkuara te Amerikes shenojne sot 21vjetorin e sulmeve terroriste te cilat goditen demokracine me te madhe ne bote.
E gjithë bota e kujton këtë datë, ku ekstremistët e organizatës Al Kaeda të Osama Bin Laden, rrembyen 4 avion, 2 prej te cileve u perplasen me kullat binjake, i treti goditi Pentagonin ndersa fundit, ra ne nje fushe ne Pensilvani.
Si pasoje e ketyre sulmeve humben jeten 3000 persona, punonjes qe gjendeshin ne kullat binjake si dhe pasagjer te avioneve te rrembyer.
Sulmet e përgjakshme shkaktuan një tronditje që vazhdon të ndihet edhe sot.
Të lënduarit e asaj kohe, të afërmit e viktimave, si dhe të gjithë ata që e dëshmuan ngjarjen, kujtojnë me dhimbje ata që humbën jetën.
Ne kete 11 shtator amerikanët kane kryer homazhe ne vendin ku ngriheshin dikur kullat binajke ndersa lideret nga mbare bota kane percjelle mesazhe solidariteti.
Mes vikimave te 11 shtatorit 2001ishte dhe shqiptari Rrok Camaj, 60 vjec. Pas sulmeve terroriste bota nuk ka qene me e njejte, kunder ekstremizmit të dhunshëm jane nderrmare shume veprime, por edhe sot kercenimi nga ai mbetet ende i pranishëm.